Rey Manaj është rikthyer protagonist me skuadrën e Sivasspor në Ligën e Parë turke. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar dy gola në barazimin 2-2 që këta të fundit arritën kundër Manisa FK të hënën në mbrëmje.
Sulmuesi kuqezi 'iu vodh' bukur mbrojtjes mike dhe në minutën e 17-të përfitoi nga krosimi i Ciftci për të kaluar të tijtë në avantazh. Manisa barazoi më pas me Sylla, por në fundin e pjesës së parë Rey Manaj riktheu sërish epërsinë duke kthyer në gol një 11 metërsh.
Miqtë shënuan sërish me Sylla në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në 2-2. Paçka se të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, forma e mirë e Rey Manajt dhe dy golat e parë të sezonit të ri kanë 'ngrohur' ekipin e Sivassporit.
Sa u takon legjionarëve, fundjavën që lamë pas te goli dolën edhe Jasir Asani, vëllezërit Cristian e Stiven Shpendi dhe Etnik Brruti. Muçi dhe Pilo asistuan me ekipet e tyre.











Komente
Komento