Rita Ora erdhi ditën e djeshme në Kosovë bashkë me prindërit dhe motrën e saj, për të qenë të pranishëm në dasmën e organizuar nga një miku i tyre, Arliti. Këngëtarja me origjinë shqiptare fluturoi drejt vendlindjes me avion privat dhe siç duket çdo shpenzim ia ka vlejtur.
Në një video të publikuar nga Express, ylli i "Body On Me" shfaqet duke kërcyer gjithë pasion në pistë, e veshur me një fustan të kuq të gjatë dhe këmbë të zbathura.
24-vjeçarja pasi ka hedhur valle nën ritmet e muzikës popullore, nuk e ka përmbajtur dot veten kur dëgjoi në sfond këngën "Trap Queen", kënduar nga Fetty Wap.
/Shqiptarja.com