Komanda e Kombeve të Bashkuara (UNC) në Korenë e Jugut publikoi një video në të cilën regjimi i Kim Jong Un akuzohet për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit që ka hyrë në fuqi që në vitin 1953 pas Luftës së KOresë, duke qëlluar pranë kufirit, si dhe duke e kaluar Vijën Ushtarake të Demarkacionit (MDL).
Ushtari, rangu dhe identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u dërgua nga një helikopter ushtarak amerikan në një spital pasi ai u arratis për në jug ndërmjet breshërisë së plumbave të shtëna nga Veriu më 13 nëntor.
Video, e cila është e ndarë në pesë faza, tregon se si e gjithë ngjarja ndodh brenda pak sekondash.
[gallery]24809[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com