Rusia dhe Bjellorusia po zhvillojnë stërvitjen ushtarake "Zapad 2017" me 13 mijë ushtarë në terren, demonstrimi më i madh ushtarak ky ndër vite.  

Në këtë stërvitje, 7 200 ushtarë janë nga Bjellorusia dhe 5 500 të tjerë janë nga Rusia.

Rreth 70 avionë, 10 anije dhe 680 automjete tokësore, duke përfshirë 250 tanke, po marrin pjesë gjithashtu në manovra. Gjatë stërvitjeve, personeli do të ushtrojë misione anti-terroriste.

Stërvitja ushtarake "Zapad 2017" është ndjekur edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ky demonstrim ushtarak i Rusisë ka shkaktuar pakënaqësi në selinë e NATO-s të cilët e shohin si kërcënim për paqen dhe sigurinë në botë.