VIDEO/ Rusia kërcënon Britaninë, media shtetërore: Me një goditje e kthejmë në një shkretëtirë radioaktive! Ta zhysim në thellësinë e oqeanit

VIDEO/ Rusia kërcënon Britaninë, media shtetërore: Me një goditje e kthejmë në një shkretëtirë radioaktive! Ta zhysim në thellësinë e oqeanit

Ilustrimi i medias ruse

Media shtetërore ruse i ka kërkuar Putinit të fshijë Mbretërinë e Bashkuar nga harta duke përdorur armët e tij bërthamore më të fuqishme, ndërsa 'makineria' propagandistike e despotit vazhdon të kërcënojë me vdekje masive për mbështetjen për luftën në Ukrainë.

Dmitry Kiselyov, një njeri i njohur shpesh si 'zëdhënësi i Putinit', përdori emisionin e tij të së dielës mbrëma për të bërë thirrje për sulme ndaj Britanisë me një armë nënujor të quajtur 'Poseidon' që ai tha se do të shkaktonte dallgë 1600 metra ë larta dhe 'të zhyste Britaninë në thellësitë e oqeanit .'

Arma, një dron ka një forcë shumë herë më të madhe se ajo bombës së hedhur në Hiroshima, do të "ngrejë një valë gjigante, një cunami, deri në 1640 metra të lartë", mjaftueshëm për të arrini në gjysmë të rrugës Scafell Pike, pika më e lartë në Angli.

Ai ilustronte çdo gjë me një grafikë në sfond ku tregohej Mbretëria e Bashkuar duke u fshirë nga harta e botës.

"Kjo dallgë është gjithashtu një bartëse e dozave jashtëzakonisht të larta të rrezatimit. Duke përmbytur Britaninë, ajo do ta kthejë çdo gjë që ka mbetur prej tyre në shkretëtirë radioaktive, të papërdorshme për asgjë. Si ju duket kjo perspektivë?", tha ai.

Kiselyov kërcënoi gjithashtu Britaninë e Madhe me një sulm nga Sarmat 2, raketa e fundit bërthamore e Rusisë e cila u testua nga Putin dy javë më parë, për të cilën ai pretendoi gjithashtu se mund ta shkatërronte plotësisht vendin vetëm me një goditje të vetme.

"Ishulli i tyre është aq i vogël sa një raketë Sarmat mjafton për ta zhdukur atë një herë e përgjithmonë. Një goditje e vetme, Boris, dhe nuk ka më Angli", tha ai.

Këto deklarata ndjekin një model që është zhvilluar në mediat shtetërore ruse ditët e fundit me kërcënime dhe holokaust bërthamor.

Kërcënimet vijnë si pasojë e mbështetjes të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Garipi: 02/05/2022 17:24

    Anglia te rrije urte. Te mos haje mut kot,,,, ndryshe e kthen russia me pleh.....

    Përgjigju
  • Kujtim: 02/05/2022 13:15

    Po çi jepni kot keto mashtrime angleze. Ky tipi thote pse Anglia e kercenon Rusine me arme berthamore, kur Britania eshte nje ishull i vogel, e rusia me nje rakete e fshin komplet. Mos i merni fake news angleze e amerikane si te verteta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë