Sulmuesi i kombëtares kuqezi Armando Sadiku nuk di të ndalet në Superligën zvicerane. 

Goli i Sadikut këtë të dielë, ka vlerën e tre pikëve për ekipin e tij, Lugano, të cilët arritën të fitonin në transfertën e Young Boys-it të vendit të dytë me shifrat 1:2. 

Goli i parë u shënua gjithashtu nga një shqiptar, por nga Maqedonia, Egzijan Alioski. 

Sadiku shënoi në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në fillim të pjesës së parë shënoi Alioski për ekipin e ish-zv/trajnerit të kombëtares tonë, Tramezzani.

Young Boys shkurtoi diferencën në fund 1-2, por nuk shmangi dot humbjen.

Ekipi i Sadikut, Lugano, jo vetëm që nuk rrezikon rënien, por në javët e mbetura pretendon një vend në kupat e Europës, pasi ndodhet vetëm tre pikë larg skuadrës që është aktualisht në zonën evropiane, Lucernës.

(Goli i Armando Sadikut në ndeshjen Young Boys-Lugano)