Në një nga Qendrat e Votimit në Korçë, një komisionere e PS ka future vizoren për të nxjerrë një fletë votimi.

Video është publikuar nga kandidati për deputet i PD-së, Ervin Salianji, që thotë se gruaja në video quhet Pranvera Begolli dhe ajo kërkon të zbulojë votat e punonjësve të administratës.

"Nuk kanë fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, në video komisionerja e Partisë Socialiste, Pranvera Begolli, duke nxjerrë fletët e votimit për të verifikuar nëse votuesi që punon në administratë ka votuar për PS ose jo?!" shkruan Salianji.

Por ndërsa Begolli gërmon ne kuti, dikush dëgjohet që thotë: "Ka ndodhur një keqkuptim".

(d.b/Shqiptarja.com)