VIDEO/ Roma fiton në transfertë dhe merr vendin e 4-t, Juventus barazon 3-3 me Atalantën! Udinese shënon në fund

Serie A e futbollit zhvilloi sot katër ndeshje për vazhdimin e javës së 19-të. Në 12:30 Sampdoria humbi 0-1 nga Udinese. Miqtë nga Friuli shënuan vetëm në fundin e takimit për tri pikë të arta. Në 15:00 Monza barazoi 1-1 me Sassuolon, në 18:00 Spezia humbi 0-2 me Romën dhe në 20:45 Juventusi barazoi 3-3 me Atalantën.

Në stadiumin "Luigi Ferraris" në Genoa, Sampdoria vendase humbi 0-1 me Udinesen. Goli i Ehizibue në minutën e 88 të ndeshjes ishte vendimtar, me djemtë e Sottil që marrin vendin e shtatë në klasifikim me 28 pikë. Sampdoria e Stankovic qëndron në vendin e parafundit me vetëm nëntë pikë.

Në stadiumin "Alberto Picco", Roma fitoi 0-2 me Spezian. Për javën e 19-të në Serie A, djemtë e Mourinhos dolën më pikë të plota nga një transfertë jo e lehtë. Në këtë duel ka shkëlqyer Dybala, me "diamantin" e Romës që ka asistuar te të dy golat. El Shaarawy në minutën e 45 dhe Abraham në të 49 minutë vendosën ndeshjen. Roma me 37 pikë mban momentalisht vendin e katërt, teksa Speznia me 18 pikë qëndron në vendin e 15-të.

Juventus dhe Atalanta barazuan 3-3 në javën e 19-të të Serie A. "Zonja e Vjetër" për të dytën ndeshje nuk ia del të marrë pikët e plota, teksa pas humbjes 5-1 në Napoli, barazon në shtëpi me Atalantën. Heqja e 15 pikëve nga drejtësia sportive për "plusvalencat" ka bërë që edhe lojtarët në fushë të duken më këmbët më të rënda. Lookman shënoi dopietë për miqtë në minutat 4 dhe 53, teksa më herët Juventus përmbysi golin e parë me Di Maria dhe Milik. Maehle shënoi për Atalantën, ndërsa Danilo barazoi për 3-3. Atalanta me 35 pikë mban vendin e pestë, ndërsa Juventus me 23 pikë qëndron në vendin e nëntë.

Serie A, e diel - java 19-të:

Sampdoria 0-1 Udinese

Monza 1-1 Sassuolo

Spezia 0-2 Roma

Juventus 3-3 Atalanta

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
VIDEO/ Juventus nuk di të fitojë as në shtëpi, Atalanta i merr një pikë mes 6 golave

Juventus dhe Atalanta barazuan 3-3 në javën e 19-të të Serie A. "Zonja e Vjetër" për të dytën ndeshje nuk ia del të marrë pikët e plota, teksa pas humbjes 5-1 në Napoli, barazon në shtëpi me Atalantën. Heqja e 15 pikëve nga drejtësia sportive për "plusvalencat" ka bërë që edhe lojtarët në fushë të duken më këmbët më të rënda. Lookman shënoi dopietë për miqtë në minutat 4 dhe 53, teksa më herët Juventus përmbysi golin e parë me Di Maria dhe Milik. Maehle shënoi për Atalantën, ndërsa Danilo barazoi për 3-3. Atalanta me 35 pikë mban vendin e pestë, ndërsa Juventus me 23 pikë qëndron në vendin e nëntë.

Ora 20:06
VIDEO/ Dybala 'diamanti' i Romës, kryeqytetasit tri pikë në transfertë për zonën Champions

Në stadiumin "Alberto Picco", Roma fitoi 0-2 me Spezian. Për javën e 19-të në Serie A, djemtë e Mourinhos dolën më pikë të plota nga një transfertë jo e lehtë. Në këtë duel ka shkëlqyer Dybala, me "diamantin" e Romës që ka asistuar te të dy golat. El Shaarawy në minutën e 45 dhe Abraham në të 49 minutë vendosën ndeshjen. Roma me 37 pikë mban momentalisht vendin e katërt, teksa Speznia me 18 pikë qëndron në vendin e 15-të.

Ora 15:45
VIDEO/ Gol në limite, Udinese mposht Sampdorian në transfertë

Në stadiumin "Luigi Ferraris" në Genoa, Sampdoria vendase humbi 0-1 me Udinesen. Goli i Ehizibue në minutën e 88 të ndeshjes ishte vendimtar, me djemtë e Sottil që marrin vendin e shtatë në klasifikim me 28 pikë. Sampdoria e Stankovic qëndron në vendin e parafundit me vetëm nëntë pikë.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?

×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë