Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi 158 makina u përplasën mëngjesin e së hënës në Luziana, SHBA për shkak të dukshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla. Numri i viktimave mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke larguar automjetet nga vendi i ngjarjes.
Meteorologët thanë se mjegulla e dendur kishte bërë që dukshmëria të ishte në më pak se 10 metra. Tymi nga zjarret në zonë, i kombinuar me mjegullën e dendur të zhvilluar në zonë herët në mëngjesin e së hënës, duke sjellë shikueshmëri jashtëzakonisht të ulët. Në disa vende dukshmëria ishte afër zeros, raporton CNN.
Ndërsa, guvernatori i Luizianës u bëri thirrje njerëzve që të dhuronin gjak, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat, duke shtuar 'lutem për të plagosurit".
Disa nga automjetet u dogjën pas përplasjes fillestare, thanë autoritetet. Një nga automjetet e përfshira ishte një kamion cisternë që mbante “lëng të rrezikshëm”, tha policia pa dhënë detaje mbi substancën. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të shkatërruara dhe të grumbulluara njëra mbi tjetrën.
Njëri nga shoferët ka treguar për mediat vendase se: “Unë kisha shtypur tashmë frenat për të ngadalësuar shpejtësinë kur një automjet tjetër më goditi.”, tha 41 vjeçari Christopher Kohl.
“Gjithçka që mund të dëgjoja për 30 minuta ishte përplasja e automjeteve”, tha një shofer tjetër.
S.S/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
73.4%
-
Jo
19.7%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 2897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bisedimet me SHBA-në për programin bërthamor! Irani: Nuk përkulemi para presionit të fuqive botërore
21 Shkurt, 21:44
-
'Ukraina nuk po humbet', Zelensky: Amerikanët dhe rusët thonë të tërhiqemi nga Donbasi që të përfundojë lufta
21 Shkurt, 20:16
-
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump! Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci
21 Shkurt, 18:09
-
'Vendimi i gjykatës, qesharak'/ Trump rrit tarifën doganore nga 10 në 15% për mallrat që vijnë në SHBA
21 Shkurt, 17:43
-
DASH reagon pas takimit Osmani-Rubio: Të gatshëm për të çuar përpara axhendën e paqes dhe stabilitetit
21 Shkurt, 12:06
-
I hap rrugë ndikimit të Kinës dhe Rusisë në rajon, koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë
21 Shkurt, 10:50
-
'Milano Cortina'/ Kanadaja për historinë, do përballet kundër SHBA-së në finalen e hokejit për meshkuj! Donald Trump bën 'me dhimbje koke' Komitetin Olimpik
21 Shkurt, 09:50
-
SHBA godet anijen që transportonte drogë në Paqësorin Lindor, tre të vrarë
21 Shkurt, 09:46
-
SHBA/ Trump shpall tarifë doganore të re globale 10% pas vendimit të Gjykatës së Lartë
21 Shkurt, 07:37
-
Pse vendimi për tarifat doganore është historik, pushteti i Trump nuk është i pakushtëzuar
20 Shkurt, 22:02
-
Presidentja Osmani takohet me Marco Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
20 Shkurt, 20:17
-
Vendimi i Gjykatës Supreme për rrëzimin e tarifave doganore, goditje për mandatin e dytë të Trump
20 Shkurt, 18:19