Një 18-vjeçar do përballet me 30 vjet burg për rrahjen e mësueses së tij, pasi ajo i kërkoi atij të ndalonte së luajturi një videolojë Nintendo. Nëna e adoleshenit, Brendan Depa, me lot në sy i kërkoi gjykatës të tregonte “mëshirë” dhe butësi pasi thotë se djali i saj vuan nga autizmi dhe kishte një fëmijëri shumë të vështirë.
“Më vjen shumë keq për atë që bëri djali im dhe askush nuk duhet ta kalojë këtë. Burgimi për të do të ishte si një “dënim me vdekje”. Ju lutem kini parasysh se djali im ka pasur një jetë të vështirë dhe ka kaluar kaq shumë trauma në jetën e tij. Ai ka autizëm. Ju lutemi tregoni atij mëshirë. Ai është i frikësuar. Dhe ta bësh fëmijën tënd të thërrasë dhe të qajë dhe të thotë: Nuk dua të vdes, është e tmerrshme", tha Leanna Depa në një emision televiziv.
Brendan Depa ishte vetëm 17 vjeç kur sulmoi mësuesen e tij. Sulmi brutal i kapur në video tregon adoleshentin që godet me grusht mesuesen dhe e rrëzon atë pa ndjenja në tokë. Joan Naydich u godit 12 herë në shpinë dhe kokë, 5 brinjë iu thyen, humbi një pjesë të dëgjimit dhe një vit pas sulmit ajo ka ende shumë probleme, raporton Fox News.