Shembet një pjesë e tribunës “Jaber International Stadium” në Kuwait, si pasojë mbeten të plagosur 35 persona, ndër to tifozë dhe lojtarë të skuadrës Oman.

Në videon e shpërndarë nga medjat lokale shihet që është shkëputur një barrierë xhami e tribunës kryesore duke i hedhur në tokë tifozët.

Lojtarët e skuadrës së Oman,të cilët fituan kundër Emirateve të Bashkuara Arabe 5 me 4, u afruan afër tribunës për të përshëndetur tifozët dhe në atë moment ranë tifozët duke plagosur edhe disa lojtarë të Omanit.

Të plagosurit janë dërguar me disa ambulanca në spitalin më të afërt “Farwaniya” dhe janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
 


 



Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com