SHBA - Austin FC fitoi 2-1 kundër Seattle Sounders për raundin e 30-të në MLS amerikane të futbollit. Deçiziv për vendasit ishte Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares që ka lënë pas lëndimin dhe ka zhvilluar një ndeshje të plotë, madje duke shënuar në limitet e sfidës.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Rubio në minutën e 42-të, ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë ishte i sapofuturi Minoungou që barazoi shifrat. Megjithëse me disa raste shënimi, goli do vinte vetëm në shtesën e gjashtë të ndeshjes.

Fodney dhe Pereira kombinuan bukur dhe një krosim në zonë gjeti të lirë Myrto Uzunin, me beratasin që nuk e pati të vështirë ta dërgonte sferën në rrjetë dhe t'u jepte tri pikë të tijve. Tetë gola këtë sezon për Uzunin, i cili në SHBA luan në majën e sulmit.

Seattle me 45 pikë mban vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, ndërsa Austin FC me 44 pikë ndodhet një pozitë më poshtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?