VIDEO/Sherr në bordin e avionit
piloti bën ulje emergjente

VIDEO/Sherr në bordin e avionit<br />piloti bën ulje emergjente
Një sherr mes dy personave në bordin e avionit detyroi pilotin e linjës Beirut-Londër të bëntë një ulje emergjente.

Pamjet dramatike të publikuara nga ‘Daily Mail’ tregojnë sesi dy persona shpërthejnë në grushte dhe stafin sëbashku pasagjerët të cilët përpiqen ti japin fund sherrit.

Në video dallohen qartë goditjet e vazhdueshme të një të riu në drejtim të personit më të moshuar çka bënë që pitolët të bënin një ndalesë të paparashikuar në Stamboll të Turqisë.

Sipas raportimeve online, ngjarja ka nisur pasi njëri nga pasagjerët e përfshirë në zënkë pak më përpara kishte patur një mosmarrveshje me njërën nga stjuardesat ndërkohë që pasagjeri tjetër kishte ndërhyrë në mbrojtje të saj.

Mes pasagjerëve të mbërthyer nga paniku kishte edhe nga ata të cilët filmonin me celularët e tyre dhe iu dukej gjithçka argëtuese. Mëngjesin e sotëm, ‘Daily Mail’ ka kontaktuar agjensinë ajrore të Lindjes së Mesme për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare