VIDEO/Shikoni driblimin magjik
të Xhakës, pasim në stilin 'Pirlo'

VIDEO/Shikoni driblimin magjik<br />të Xhakës, pasim në stilin 'Pirlo'
Mesfushori me origjinë shqiptare i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Arsenal-West Ham, takim i luajtur një natë më parë. 

Topçinjtë fituan derbin me rezultatin e pastër 3:0, trepikësh mjaft i vlefshëm ky pas disa humbjeve radhazi në Premier League. 

Shqiptari gjuajti një herë drejtë portës, 120 pasime (89% saktësi), 133 prekje të topit, dy driblime të kompletuara, katër ndërhyrje në top dhe dy driblime në ajër të fituara, shkruan tg.

Por, 24-vjeçari vazhdon të komentohet për driblimin që bëri ndaj Mark Noble, duke ia futur mjeshtërisht topin në mes këmbëve dhe menjëherë me një pasim të gjatë dhe të saktë drejt një bashkëlojtari të tij, gjë që tifozëve ia kujtoi ditët e arta të Andrea Pirlos.

Pavarësisht fitores, Arsenal duket sërish larg objektivit të vetëm për këtë sezon, vendi i katërt për në Champions. Manchester City, të cilët u mundën 2:1 nga Chelsea ndodhen 4 pikë larg ekipit të Wenger. 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)