Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk i ka mbajtur dot emocionet pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron.
Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.
Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, mimika e saj ka ndryshuar.
Përveç kësaj, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.
Kryeministrja italiane tha se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.
“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.
Meloni loves Macron. You can tell. pic.twitter.com/FD6fH83Uxz
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) June 14, 2024