Një video që po qarkullon në rrjet dhe mediat e huaja është bërë shumë shpejt virale. Më tepër për dinamikën e saj sesa nga pamjet e frikshme të frontit të luftës Ukrainë-Rusi.

Dhe tematika duket se është strategjia e dy forcave për të goditur njëra-tjetrën në pikat e dobëta.

Videoja (me infra) tregon rrëzimin e një avioni bombardues rus gjatë betejës së natës, në të cilën ukrainasit u përpoqën të kapnin disa platforma nafte në Detin e Zi.

Fluturuesi “Sukhoi 30” u godit nga një raketë e lëvizshme tokë-ajër, teksa u qëllua nga një pozicion jo i zakonshëm. Një motoskaf ukrainas që patrullonte në ato momente në det.

Dhe shënjestra nuk gaboi, teksa shfaqet në pamje avioni i goditur që rrëzohet pasi lëshoi flakë dhe tym.