VIDEO/ Shkëndija me stadium modern, nis puna për ndërtimin e impiantit në Tetovë

VIDEO/ Shkëndija me stadium modern, nis puna për ndërtimin e impiantit në Tetovë

Nisja e punimeve dhe projekti i stadiumit

Shkëndija e Tetovës, klubi shqiptar i futbollit në Maqedoninë e Veriut do ketë një stadium me kushte bashkëkohohe. Tanimë ka nisur puna dhe faza e parë është shembja e tribunave në impiantin ekzistues, për rinovimin total.

Sezonin e ri Shkëndija pritet t'i luajë ndeshjet në një stadium alternativ, pasi koha e përllogaritur e ndërtimit të stadiumit të ri do jetë deri në dy vite. Rinovimi është një projekt madhor që do të konkretizohet nga firma “Ecolog” me mbështetjen e Komunës së qytetit. Punimet do të nisin me kapacitet të plotë në muajin qershor, teksa këtë të premte ka nisur shembja e tribunave anësore. Impianti i ri do ketë kapacitet prej 12 mijë vendesh, që mund të presë dhe ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për një rikonstruksion të plotë ku projekti i stadiumit paraqet një strukturë gjigande dhe moderne, në stilin e impianteve më të mira Europiane, qoftë për sa i përket përshtypjes pozitive që krijon fazada e jashme, që e bën stadiumin një atraksion të vërtetë për qytetin.

I ndërtuar dekada më parë sipas stilit ish-jugosllav, stadiumi i Tetovës kishte shfaqur prej kohësh nevojën e punimeve me shumë ambiente të tij që ishin në prag degradimi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Muzika elektronike gjallëron Korçën, DJ të huaj në festivalin ‘LUMINA Elektronic’ dhe spektakël dritash

Muzika elektronike gjallëron Korçën, DJ të huaj në festivalin ‘LUMINA Elektronic’ dhe spektakël dritash