Një vajzë ka shpëtuar për mrekulli pasi disa pllaka dekorative të fasadës së pallatit u shkëputën nga lartësia dhe ranë në tokë, fare pranë saj teksa po kalonte në rrugë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet e reja duke ecur në trotuar, ndërsa pak çaste më vonë pllakat bien me shpejtësi në tokë, shumë pranë saj. Për fat të mirë, vajza arrin t'i shpëtojë goditjes.


Lajmi kryesor:

Durrës/ Shkëputen pllakat dekorative nga fasada e një pallati, ndërhyjnë zjarrfikësit! Nuk ka të lënduar (VIDEO)