Shkoi për të ngrënë drekë në restorant por e qëllojnë me pistoletë në kokë. Është kjo historia e pabesueshme e një 35-vjeçari i cili kishte shkuar në restorant për të ngrënë drekë por dikush e ka qëlluar atë nga pas në kokë duke e lënë të plagosur.

Policia e ka dërguar menjëherë të plagosurin në spital dhe tashmë ai është duke luftuar me jetën për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në Panama City.Jacob Van Der Hart duket qartë në video teksa është i ulur në restorant nën shoqërinë e një mikut të tij dhe papritur vjen dikush që e qëllon me armë.

Policia ende nuk ka mundur që të kapë autorin e kësaj ngjarjeje i cili ishte i pamaskuar në momentin që ka qëlluar 35 vjeçarin. Arsyet që kanë çuar deri në sulmin e rëndë nuk dihen ende. 

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)