Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i marinës, shkruan “BBC”. Ai tha se një zhurmë jonormale dhe e fuqishme” ishte zbuluar në Atlantikun e jugut, duke shtuar se marina argjentinase besonte se bëhej fjalë për një shpërthim. Anija “San Juan” u zhduk të mërkurën e kaluar. Dhjetëra vende, përfshirë Rusinë dhe NASA-n kanë ndihmuar Argjentinën në misionin e kërkimit.
Nëndetësja, ARA San Juan, është zhdukur të mërkurën, ndërsa dhjetra shtete, përfshirë, Rusinë dhe SHBA-në kanë dërguar ndihmë. Shpresat për gjetjen e anëtarëve të ekuipazhit të gjallë janë zbehur më 22 nëntor, kur zyrtarët kanë thënë se nëndetësja ARA San Juan, e cila është zhdukur më 15 nëntor, ka pasur oksigjen të mjaftueshëm për ekuipazhin në bord vetëm për shtatë ditë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com