Mbi 40 persona kanë humbur jetën pasi një cisternë karburanti u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në Liberinë qendrore, tha shefi i mjekësisë së vendit, Francis Kateh. Cisterna u përplas përgjatë një rruge në qytetin Totota, rreth 130 km nga kryeqyteti, Monrovia.
Automjeti shpërtheu në flakë menjëherë pasi njerëzit nxituan në vend për të marrë karburant nga cisterna, thanë dëshmitarët okularë, raporton BBC.
Një grua shtatzënë ishte mes viktimave dhe disa prej trupave u kthyen në hi. Mjekët thanë se më shumë se 83 njerëz ishin paraqitur në spital për lëndimet e tyre pas tragjedisë së së martës.
Pamjet video tregojnë se një numër i madh njerëzish, përfshirë fëmijë, ishin mbledhur rreth cisternës pasi ajo u përmbys. Disa kishin kova dhe kazanë dhe të tjerët ishin në majë të cisternës kur ajo shpërtheu në flakë.
Presidenti i Liberisë, George Weah, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve, duke thënë se imazhet e tragjedisë i ka gjetur "thellësisht shqetësuese", thotë zyra e tij.
Weah u ka dhënë autoriteteve shëndetësore "mbështetjen e tij të plotë për të rritur fuqinë punëtore dhe pajisjet aty ku është e nevojshme në përpjekjet e tyre të furishme për të shpëtuar jetë", shton deklarata.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.4%
-
Jo
40%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3455
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Donald Trump: India nuk do të blejë më naftë ruse, vendimi hyn në fuqi menjëherë! Konfirmon edhe uljen e tarifave doganore nga 25% në 18%
2 Shkurt, 18:40
-
Trump vijon kërcënimet me tarifa doganore: 50% për avionët kanadezë dhe masa për vendet që i shesin naftë Kubës
30 Janar, 09:49
-
Venezuela përmbush kërkesën e Trump, miraton ligjin për hapjen e industrisë së naftës ndaj kompanive të huaja
30 Janar, 07:52
-
‘Gati për të sekuestruar anijet e 'flotës në hije' ruse në Baltik’, 14 vende evropiane kërcënojnë të bllokojnë eksportet e naftës
28 Janar, 15:23
-
'Ishte një vend i shkëlqyer, por kishte probleme', Trump: Morëm 50 milionë fuçi naftë nga Venezuela, do e ndajmë me ta
21 Janar, 15:06
-
Trump ëndërron për arin e zi nga Venezuela, por a është kjo një temë kaq e lehtë për presidentin amerikan
14 Janar, 08:27
-
2026 do të jetë viti i naftës! Nga Venezuela te Groenlanda, synimet e Trump-it dhe iluzioni i kthesës së gjelbër
13 Janar, 12:51
-
Brazil/ Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë (VIDEO)
13 Janar, 07:30
-
SHBA godet sërish! Sekuestrohet anija cisternë me flamur rus në Irlandë, reagon Moska: Aksion i paligjshëm!
7 Janar, 15:35
-
Trump: Venezuela do i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi naftë, do shitet me çmimin e tregut! Paratë në dobi të popullit venezuelian dhe amerikan
7 Janar, 07:24
-
Trump: Industria amerikane e naftës është gati të operojë në Venezuelë brenda 18 muajsh
6 Janar, 09:52
-
Arrestimi i Maduros/ Bie çmimi i naftës, rritet ai i metaleve të çmuara
5 Janar, 10:48