Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur rreth 300 të tjerë. Kamioni që po transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30 me orën lokale.
Qeveria fillimisht tha se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi ku punëtorët po rimbushnin bombolat e gazit, por më vonë sqaroi se një kamion kishte shpërthyer.
Shefi i policisë Embakasi, Wesley Kimeto tha se një fëmijë ishte në mesin e atyre që vdiqën, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet. Sipas autoriteteve rreth 271 persona u dërguan në spital duke përfshirë të paktën 25 fëmijë, raporton BBC.
"Ka ende një kërkim nëse ka trupa që janë djegur në shtëpi të ndryshme", tha deputeti Embakasi East Babu Owino.
Autoriteti Rregullator i Energjisë dhe Naftës (EPRA) tha në një deklaratë se impianti i gazit ishte i paligjshëm dhe se kishte refuzuar tre aplikime për leje ndërtimi për të ndërtuar një depo dhe dhe mbushje në vend.
James Ngoge, i cili jeton përballë rrugës nga ku ndodhi shpërthimi, tha për agjencinë së lajmeve AFP se ai ishte në shtëpinë e tij në atë kohë dhe dëgjoi një shpërthim të madh.
“Ndihej sikur do të shembet, në fillim as që e dinim se çfarë po ndodhte, ishte si një tërmet. Unë kam një biznes në rrugë që është shkatërruar plotësisht”, tha Ngoge.
Zëdhënësi i qeverisë Mwaura tha se një qendër komandimi ishte ngritur për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve të shpëtimit.
"Keniasit këshillohen të mbajnë larg zonën e rrethuar në mënyrë që të lejojnë që misioni i shpëtimit të kryhet me ndërprerje minimale", tha ai.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54%
-
Jo
40.3%
-
Jam i/e dyzuar
5.7%
Vota total: 2128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merr flakë blloku elektrik në një pallat të Lezhës, frikë dhe panik mes banorëve
18 Shkurt, 13:37
-
Zjarri përfshin pallatin në Spanjë/ 5 të rinj humbin jetën, mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë
17 Shkurt, 18:10
-
Teatri historik Sannazaro në Napoli përpihet nga flakët! Evakuohen shtëpitë, katër të asfiksuar, shkrumbohet kupola (VIDEO)
17 Shkurt, 09:48
-
Me lot në sy blegtori tregon momentet e dhimbshme të zjarrit në stallë: Ngordhen 16 lopë e tre viça! Dëmi 100 mijë euro
13 Shkurt, 15:42
-
Përfshihet nga flakët stalla në Selenicë/ Digjen 22 krerë gjedhë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
12 Shkurt, 17:31
-
Shpërthen bombola e gazit, dëmtohet pjesërisht apartamenti në Vlorë
6 Shkurt, 11:26
-
Shkrumbohet nga zjarri një makinë në Vlorë (VIDEO)
5 Shkurt, 20:39
-
Zjarri i dytë brenda javës në Qafën e Luadhit në Llogara, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
5 Shkurt, 18:36
-
Tentoi të digjte një gomisteri pasi dogji dyqanin në Mirditë, policia arreston 52 vjeçarin! (VIDEO)
1 Shkurt, 12:30
-
Digjet plotësisht kati i dytë i një banese në Maliq, zjarri nisi kur banorët ishin në gjumë, shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)
1 Shkurt, 10:03
-
Shpërthime masive në Iran, shkatërrohet ndërtesa në Ngushticën e Hormuzit! Ndërrojnë jetë 4 anëtarë të një familje (VIDEO)
31 Janar, 14:55
-
Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi (VIDEO)
29 Janar, 22:52