VIDEO/ Shpërthen kamioni me gaz në kryeqytetin kenian 3 të vrarë dhe 300 të plagosur

VIDEO/ Shpërthen kamioni me gaz në kryeqytetin kenian 3 të vrarë dhe 300 të plagosur

Foto nga Vendngjarja në Kenia

Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur rreth 300 të tjerë. Kamioni që po transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30 me orën lokale.

Qeveria fillimisht tha se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi ku punëtorët po rimbushnin bombolat e gazit, por më vonë sqaroi se një kamion kishte shpërthyer. 

Shefi i policisë Embakasi, Wesley Kimeto tha se një fëmijë ishte në mesin e atyre që vdiqën, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet. Sipas autoriteteve rreth 271 persona u dërguan në spital duke përfshirë të paktën 25 fëmijë, raporton BBC.

"Ka ende një kërkim nëse ka trupa që janë djegur në shtëpi të ndryshme", tha deputeti Embakasi East Babu Owino.

Autoriteti Rregullator i Energjisë dhe Naftës (EPRA) tha në një deklaratë se impianti i gazit ishte i paligjshëm dhe se kishte refuzuar tre aplikime për leje ndërtimi për të ndërtuar një depo dhe dhe mbushje në vend.

James Ngoge, i cili jeton përballë rrugës nga ku ndodhi shpërthimi, tha për agjencinë së lajmeve AFP se ai ishte në shtëpinë e tij në atë kohë dhe dëgjoi një shpërthim të madh.

Ndihej sikur do të shembet, në fillim as që e dinim se çfarë po ndodhte, ishte si një tërmet. Unë kam një biznes në rrugë që është shkatërruar plotësisht”, tha Ngoge.

Zëdhënësi i qeverisë Mwaura tha se një qendër komandimi ishte ngritur për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve të shpëtimit.

"Keniasit këshillohen të mbajnë larg zonën e rrethuar në mënyrë që të lejojnë që misioni i shpëtimit të kryhet me ndërprerje minimale", tha ai.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë