Një makinë ka shpërthyer në flakë në Unazën e Madhe në Tiranë, në afërsi të Komunës së Parisit.
Mjeti drejtohej nga një vajzë 32-vjeçare dhe dyshohet se ka marrë flakë prej një defekti. Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar.
“Më datë 29.10.2021, rreth orës 16:40, në segmentin e Unazës së Madhe, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen Ç. A, 32 vjeçe, ku ka vetëm materiale. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.