VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi në SHBA, reagojnë banorët: Dëgjuam të shtëna armësh

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi në SHBA, reagojnë banorët: Dëgjuam të shtëna armësh

Foto nga Vendngjarja

Një shpërthim masiv ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale në një shtëpi në Arlington, Virxhinia, ndërsa policia rrethoi ndërtesën.

Sipas NBC News, autoritetet lokale vendosën të kontrollonin shtëpinë për shkak të ankesave të bëra nga banorët e zonës më herët pasdite për të shtëna armësh që kishin dëgjuar nga brenda.

Oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje për të kontrolluar shtëpinë, por kur tentuan të hynin në të i dyshuari filloi të qëllonte me armë, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Sipas informacioneve të deritanishme, i vetmi person brenda besohet të jetë i dyshuari, i cili ende nuk dihet nëse ka mbetur i plagosur apo është arrestuar. Disa banorë të zonës përreth thanë në rrjetet sociale se shpërthimi “tronditi” të gjithë lagjen.

Zjarrfikësit ende po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa banorët janë larguar edhe nga banesat përreth.

 

 

 

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë

Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë