Parakalimet e gabuara janë një prej problematikave më të mëdha në rrugët e vendit, teksa drejtues mjetesh të papërgjegjshëm rrezikojnë jetët e njerëzve.

Policia në vazhdimësi ushtron kontrolle dhe dënon shkelësit. Së fundmi në një video të bërë nga policia, siguruar nga Report Tv shikohet se si një makinë kryen parakalimin e gabuar duke mos e ditur se përballë ishin forcat e policisë.

Uniformat blu e kanë ndaluar dhe i kanë vendosur një gjobë të majme.