VLORË- Qyteti i Vlorës u përmbyt pasditen 4 tetorit duke shkaktuar dëme të mëdha në biznese e banesa. Shqiptarja.com sjell një video nga kamerat e sigurisë, ku dallohet momenti i përmbytjes në zonën historike të Vlorës.
Siç shihet edhe në pamje, uji vjen gradualisht derisa lagjja ‘Muradie’ mbushet plot me ujë. Në video dallohen edhe tavolinat e karriget e lokalit që rrjedha e ujit i ka marrë para. Po ashtu, banorët e zonës përpiqen ta kërkojnë rrugën të zhytur në ujë.
Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën dhe dëmet e mëdha shkak kryesor kanë kanalet e bllokuara me mbetje dhe ndërtime të paligjshme dhe mosfunksionimin me kapacitetin e duhur të hidrovoreve. Janë paralajmëruar verifikime, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka njoftuar se do të bëhet audit.
-
Po verini ne pune hidrovorin o njerez pa shkoll, ska lidhje rruga, ka lidhje stacioni i pompimit qe nuk punon dhe pastrimi kanaleve
Përgjigju -
Rruga per bukuri po mirembajtja dhe pastrimi kanaleve, pusetave, kunetave zero nga bashkia
Përgjigju -
Un kam shtepine ketu dhe kjo rruge nuk eshte permbytur asnjehere. I gjithe uji ka ardhur nga lulishtja se u permbys i gjithe qyteti
Përgjigju










Komente
Komento