VIDEO/ Si 'Spiderman', 28-vjeçari futet në një banesë në Tiranë dhe vjedh mijëra euro! Arrestohet nga policia

TIRANË- Emiljan Ali (Gjoni) është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur një banesë në rrugën 'Theodhori Bej’.

28-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se dje më (14 tetor) vodhi rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), dhe më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik të 28-vjeçarit të arrestuar, policia gjeti dhe sekuestroi 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.  

Policia publikoi edhe pamjet kur i riu futet në vilën në Tiranë, duke u ngjitur nëpër mure, ngjashëm me personazhin vizatimor ‘Njeriu merimangë’.

Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/10/2023 02:04

    /Spiderman/,por ate moment qe policia i vuri prangat ,do te kete dashur te kishte qene me mire /Invisible Man/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor