Daily Mail ka arritur që të sigurojë pamjet e kamerave të sigurisë në fshatin Kent, në të cilat shikohen lëvizjet e një makine që po tërheq pas një gomone, që sipas saj përdoret për të marrë emigrantët në mes të detit dhe për ti sjellë në breg.

“Kent tashmë është një portë hyrëse për trafikantët e qënieve njerzore që fusin ilegalisht emigrantë përmes kanalit”, shkruan Daily Mail.

Pamje nga e shtuna, me 28 maj tregojnë një anije të bardhë që vjen nga deti. Besohet se e njëjta anije është përdorur për të sjellë shqiptarët nga Belgjika përmes detit.

Sipas Daily Mail, trafikantët kanë edhe një shërbim shumë të sofistikuar për të trafikuar qëniet njerzore që përfshin edhe edhe një shërbim shpëtimi në rast se gjerat shkojnë keq.

Por përpara se shërbimi i emergjencës të lajmërohej për një gomone që po mbytej, kamerat e sigurisë tregojnë një tjetër anije që vjen nga deti dhe hyn në fshat. Ditën tjetër i njëjti mjet lundrues u gjet i braktisur në bregdet. Besohet se kjo mund të ketë qenë anija e shpëtimit që përdorej nga trafikantët.

Përveç në Kent, e njëjta metodë trafikimi shikohet dhe në fshatin e vogël Dymchurch.