VIDEO/ Skandal në Deçan! Mësuesi filmohet duke puthur nxënësen 12-vjeçare në ambientet e shkollës, arrestohet
Një ngjarje skandaloze është filmuar në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës, ku një mësues shfaqet duke puthur në buzë një nxënëse 12-vjeçare.
Mësuesi, Valentin Selmanaj
Redaksia13 Qershor 2023, 12:59 | Përditesimi: 14 Qershor 2023, 11:52
Një ngjarje skandaloze është filmuar në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës, ku një mësues shfaqet duke puthur në buzë një nxënëse 12-vjeçare.
Mediat e Kosovës njoftojnë se mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është mësimdhënës në lëndën e edukimit fizik, ndërsa nxënësja është vetëm 12-vjeçe dhe është në klasën e shtatë.
Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë ka sjellë për pasojë arrestimin e mësuesit pak orë më vonë.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar mësuesin
Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës që ka filmuar momentin.
Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë
Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, vihet në pranga mësuesi në Deçan
Mësuesi i cili puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë në Deçan është arrestuarv nga policia e Kosovës.
Siç raporton mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë në buzë të miturën.
Burime kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar. Në pamjet e siguruara nga Paparaci, shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.