VIDEO/ Skandal në Kupën e Amerikës, arrestohet presidenti i federatës

VIDEO/ Skandal në Kupën e Amerikës, arrestohet presidenti i federatës

Momentet e përplasjeve

FLORIDA, SHBA - Argjentina fitoi 1-0 kundër Kolumbisë në finalen e Kupës së Amerikës të zhvilluar të hënën në orët e para të mëngjesit me kohën shqiptare.

Takimi u shty me afro 90 minuta, kjo për shkak se tifozët e Kolumbisë mësynë të futeshin në stadium edhe pse pa bileta. Kjo ka shkaktuar kaos, përplasje dhe tension mes tifozëve dhe forcave të sigurisë.

Ramon Jesurun, presidenti i Federatës Kolumbiane të Futbollit u arrestua së bashku me djalin e tij nga policia e Floridas. Mësohet se ai pati kontakt fizik me stafin e sigurisë së stadiumit, të cilët nuk e lejuan të përdorte ashensorët.

Jesurum donte të hynte në ashensur për të zbritur në fushën e lojës dhe për të qenë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Skena shihet në videon e publikuar nga portali “Doble Amarilla”, ku duken të arrestuarit duke qëndruar ballë për ballë me personelin e sigurisë.

Të pranishëm në atë skenë edhe tifozë të shumtë kolumbianë me fanella të verdha. Sot pasdite, dy të arrestuarit do të kenë një seancë gjyqësore në të cilën do të njoftohen për akuzat e ngritura ndaj tyre dhe do të mund të kërkojnë lirimin e menjëhershëm.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI