BEOGRAD - Konflikti fizik mes futbollistëve shqiptarë dhe tifozëve të futur në fushë, ishte arsyeja e ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sekuencat e shkëputura pak minuta pas ndërprerjes së ndeshjes tregojnë realisht se çfarë ndodhi në fushë.

Siç tregohet nga pamjet e siguruara nga televizioni A1 Report, fillimisht, ka qenë futbollisti serb, Mitroviç i cili për të ndaluar valëvitjen e flamurit tonë kombëtar, ka kërcyer.
Por dy futbollistët e kombëtares sonë, Lila dhe Xhaka kanë vrapuar për të mos lejuar futbollistin serb të prekë flamurin.