VAL CENIS, Francë - Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, u rendit i pari në garën e Slalomit të zhvilluar të mërkurën në Val Cenis të Francës, duke ngritur flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. 22-vjeçari la pas francezët Nash Marchand Hout dhe Theo Lopez.

Xhepa e mbylli lëshimin e parë në disiplinën e Slalomit me kohën 43 sekonda e 55 të qindtat, lëshmin e dytë 45 sekonda e 86 të qindtat, me totalin që ishte 1 minutë, 29 sekonda e 41 të qindtat, për të lënë pas rivalin më të afërt me 0.76 të qindtat.

"Deni Xhepa fiton Slalomin në Val Cenis! Rezultat i madh sot në Francë! Deni Xhepa triumfon në garën e Slalomit të FIS-it. Me ritëm të lartë, teknikë të pastër dhe kontroll perfekt, Deni ngre krenarisht flamurin kuqezi në skenën ndërkombëtare", njofton Federata Shqiptare e Skive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30

    Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?