VIDEO:Snajperisti qëllon për
vdekje pengmarrësin e 2-vjeçares

VIDEO:Snajperisti qëllon për<br />vdekje pengmarrësin e 2-vjeçares
SHBA-Ky është momenti në video kur snajperi qëllon pengmarrësin e një fëmije 2 vjeç. Ngjarja është shënuar në Tulsa të SHBA-ve muajin e kaluar kur një burrë shkon në banesën e ish-gruas dhe rrëmben fëmijën e saj 2 vjeç duke e mbajtur peng për 3 orë. Ndërkaq snajperisti që vrau pengmarrësin u pezullua nga detyra.

Salvador Reyes u qëllua për vdekje nga oficeri Jason Lawless pak sekonda pasi u ekspozua në ballkonin e shtëpisë së të shoqes me vajzën e vogël në krahë.  Ai u shemb në tokë menjëherë pasi u qëllua ndaj tij me një plumb të vetëm, ndërsa imazhet në video konsiderohen vërtet të rënda.

Incidenti ndodhi gjatë mesnatës kur Reyes i inatosur nga divorci me të shoqen hyri në shtëpinë e saj dhe kërcënoi. Çifti i martuar në vitin 2009 kishte 3 fëmijë, por fëmija 2 vjeç nuk ishte i tij. Ata kishin përfunduar procesin e divorcit 1 javë para pengmarrjes. Gruaja e Reyes mundi të dilte nga banesa me 3 fëmijët e tjerë, kurse Reyes mbajti peng vajzën 2 vjeç.

Pak para vrasjes ai doli disa herë në ballkon duke treguar vajzën dhe armën që mbante në dorë.

Rreth orës 3 ne mesnate snajperisti i dha goditjen fatale. Lawless tha se kishte pasur frikë për jetën e vajzës dhe u ngut të qëllonte. Në video duket sesi Reyes rrëzohet dhe oficerët duke bërtitur ‘Ra, ai ra, është në tokë” sulen drejt banesës për të shpëtuar vajzën e vogël. Fatmirësisht ajo nuk ishte e lënduar.

'Kjo ishte një dreq goditje”, komentoi një oficer tjetër policie.

Lawless ndërkaq është pezulluar nga detyra dhe është në pritje të një vendimi të dytë, nëse do të rinisë sërish si agjent policie. Ky vendim u dha sepse oficerit nuk iu dha urdhër për të qëlluar dhe se veprimin kreu me mendjen e tij. Policia është duke hetuar nëse goditja me snajper ishte e justifikuar apo jo.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste