VIDEO/ Spektakël me 5 gola, Real Madridi përmbys Milanin

VIDEO/ Spektakël me 5 gola, Real Madridi përmbys Milanin

Pulisic në dyluftim me Valverden

Real Madridi fitoi 3-2 me Milanin në një test miqësor të zhvilluar në "Rose Bowl" në Pasedena në Kaliforni. Në SHBA u shënuan pesë gola, teksa për kuqezinjtë në fushë ishin edhe afrimet e reja Romero, Pulisic apo Reijnders. Ndeshja në fillim foli për Milanin, që shënoi dy herë me Tomori në të 25 minutë dhe Romero në të 42 minutë.

Fraksioni i dytë pa shumë zëvendësime te të dyja skuadrat, ndërsa Valverde me dopietë barazoi për 2-2 në minutat 57 dhe 59. Për t'i dhënë suksesin djemve të Ancelottit mendoi Vinicius Junior, që me golin në fundin e ndeshjes shënoi fitoren e "Galaktikëve".

Edhe pse me humbje, pas ndeshje trajneri i Milanit, Stefano Piloi "bekoi" grupin e lojtarëve dhe vlerësoi afrimet e merkatos.

"Më pëlqeu shumë ky Milan. Lojtarë të fortë kanë mbërritur. Loftus-Cheek, Pulisic, Reijnders, më pëlqen se si po përshtaten kaq mirë. Ata do të na lejojnë të bëjmë një lojë akoma dhe më shumë teknike, akoma dhe më shumë futboll ofensivë. Pas 10 ditësh kam parë gjëra interesante, për shembull se si kemi munduar të luajmë me topin. Luka Romero? Ai bëri një lojë mjaft të mirë, jo vetëm te goli, por në përgjithësi", tha trajneri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:17
Frikë dhe panik para Milan - Real Madrid, ish-lojtari i Premier League bie pa ndjenja në transmetim (VIDEO)


Real Madridi fitoi 3-2 me Milanin në një test miqësor. Përpara duelit të zhvilluar në Kaliforni (SHBA), frika dhe paniku pushtuan të pranishmit në stadium dhe teleshikuesit.

Ish-portieri i west Ham, Shaka Hislop u rrëzua në tokë pa ndjenja ndërkohë që ishte në transmetim për ESPN. 54-vjeçari punon si analist dhe pas ndodhisë për fat të mirë e ka marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme