New Orleans, Louisiana (SHBA) - Për herë të dytë në histori, Philadelphia Eagles është kampion i Super Bowl në atë që njihet si "futbolli amerikan". Dominim absolut i Philadelphia që triumfoi 40-22 kundër Kansas City Chiefs.
Mbrojtja dhe sulmi i “Shqiponjave” shkëlqyen për të marrë trofeun e dytë historik. Philadelphia hakmerret për atë humbje të dy viteve më parë, për t’u rikthyer sërish në majë.
Finalja e 59-të në historinë e këtij sporti popullor në SHBA pa shumë figura VIP në stadium, mes tyre edhe presidenti Donald Trump. Ai u vu re që të largohej nga “Caesars Superdome” përpara kohe.
Në fillim të takimit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte parashikuar një fitore të Kansas City, pasi sipas tij diferencën do ta bënte lojtari më i mirë i NFL, Patric Mahoms.
Mbase në zgjedhjen e bërë nga presidenti ka ndikuar edhe refuzimi që i bëri ftesës së tij ekipi i Philadelphias në 2018-ën pas triumfit në Super Bowl, kur refuzoi që të shkonte në pritjen e Shtëpisë së Bardhë.
Incident në stadium gjatë pjesëve, me një flamur palestinez që u shpalos nga një tifoz që hyri në fushë për t'u neutralizuar më pas nga forcat e sigurisë. Spektakli u ndoq nga yje të futbollit e muzikës, si Taylor Sift, apo edhe Lionel Messi e Antoine Griezmann.
Tre finalet e radhës
NFL ka zyrtarizuar tri stadiumet e radhës që do të presin në tre vitet e ardhshme eventin më të madh të kësaj disipline. Kështu Super Bowl 60 do të organizohet në Santa Clara të Californisë në “Levi's Stadium” ku luan takimet e veta formacioni i San Francisco 49ers.
Edhe Super Bowl 61 do të mbahet po në shtetin e Californisë pasi finalja e madhe do të organizohet në “SoFi Stadium” të Los Angelosit ku luan takimet e veta ekipi i Rams.
NFL ka zbuluar edhe destinacionin e Super Bowl 62. Kjo finale do të mbahet në Atlanta në “Mercedez-Benz Stadium”.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.3%
-
Të gabuar
36.7%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bomba që shkatërrojnë bunkerët, SHBA-të zbrazin artilerinë e rëndë në Hormuz
18 Mars, 07:28
-
Lufta/ SHBA godet bazat raketore të Iranit në Hormuz, vritet ministri i Inteligjencës iraniane! Irani kërcënon uzinat petrokimike në Lindjen e Mesme
18 Mars, 07:17
-
Trump: Lufta do të mbarojë brenda dy javësh! Problemi i vetëm që kemi është se nuk dimë me kë të merremi, pasi të gjithë liderët e Iranit janë vrarë
17 Mars, 21:17
-
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë! Do e nxjerr partinë nga moçali ku e kanë zhytur
17 Mars, 19:24
-
Skënder Minxhozi: Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!
17 Mars, 19:07
-
Dorëhiqet kreu i Qendrës Kundër Terrorizmit në SHBA: Nuk mund të mbështes luftën, u nis nën presionin e Izraelit! Trump: Mirë që iku, ishte i dobët
17 Mars, 16:50
-
Donald Trump për Corriere: Po e fitojmë me shumë epërsi luftën dhe nuk do të duhet shumë kohë që të përfundojë
17 Mars, 16:45
-
Netanyahu: Po destabilizojmë regjimin në Iran dhe po ndihmojmë miqtë tanë amerikanë, populli të marrë në dorë fatet e veta
17 Mars, 15:59
-
'Nuk mund të mbështes luftën në Iran', shefi i antiterrorizmit në SHBA jep dorëheqjen, Kent: Nisi nga presioni i Izraelit
17 Mars, 15:12
-
Kosovë/ Ambasada e SHBA mirëpret marrëveshjen për zbatimin e Ligjit për të huajt: Përgëzojmë angazhimin mes palëve!
17 Mars, 14:56
-
Irani bën prapakthehu, apel FIFA-s për Kupën e Botës: Zhvendosini ndeshjet tona nga SHBA-ja për në Meksikë
17 Mars, 09:11
-
Lufta/ Irani konfirmon vrasjen e shefit të Sigurisë pas sulmeve izraelite! Media: Anija amerikane me 2.200 marinsa drejt Lindjes së Mesme
17 Mars, 07:38