Foxborough, Massachusetts (SHBA) - Franca fitoi 2-1 kundër Brazilit në miqësoren e luksit që u zhvillua të enjten në stadiumin e Foxborough në SHBA. Edhe pse një miqësore, yjet e të dyja skuadrave treguan cilësi të jashtëzakonshme në atë që mund të quhet 'nxehmje' para Kupës së Botës 2026, me dy skuadrat që mund të takohen gjatë rrugëtimit.
Minuta e 32-të solli golin e parë për Francën, me autor Kylian Mbappe. Tchouameni rikuperoi një top të bukur, ndërsa 'Topi i Artë' Ousmane Dembele dhuroi një pasim brilant mes kundërshtarëve, që e shfaqi Mbappenë para portierit. Ylli i Real Madridit bëri një sprint për të dalë vetëm përballë Ederson, teksa me një parabol ia la sferën pas krahëve portierit.
Në pjesën e dytë Franca mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Upamecanos, por 'Gjelat' nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e dytë me Ekitiken. Olise pasoi për sulmuesin e Liverpool, që sërish me një parabol shënoi golin e dytë të ndeshjes.
12 minuta para fundit të sfidës ekipi i Carlo Ancelottit reagoi duke shkurtuar shifrat me Bremer, por në fund ishte Franca që fitoi 2-1.
Komente









