Ndeshja finale e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit është hapur me një ceremoni spektakolare. Performanca e krijuar në qendër të stadiumit ka parë të kombinuar muzikën me një koreografi kërcimi në të cilin janë ekspozuar ngjyrat e kompeticionit. Koreografia është përmbyllur me legjendën e Kombëtares, Lorik Cana që ka sjellë trofeun dhe e ka vendosur në qendër të “Arenës Kombëtare”.

Lajmi kryesor:
Finalja e Tiranës vishet me ngjyrat e italianëve, Roma bën historinë në 'Air Albania', rrëmben trofeun e parë të Conference League ndaj holandezëve të Feyenoord! Ka festë në kryeqytet










