Pamje të jashtëzakonshme vijnë nga Japonia ku vullkani Sakurajima është aktivizuar duke vënë në gjendje alarmi autoritetet.
 
Vullkani ndodhet në fakt vetëm 50 kilometra larg një centrali bërthamor në prefekturën e Kagoshimas, në ishullin Kiushu.
 
Centrali bërthamor i Sendait u rihap një vit më parë pas bllokimit të vendosur nga autoritete pas tërmetit në Fukushima. Deri tani nuk ka të dhëna për të plagosur apo viktima.