VIDEO/ Stadiumi i tejmbushur mes stuhisë, Messi prezantohet te Inter Miami: Jam i prekur nga mikpritja

VIDEO/ Stadiumi i tejmbushur mes stuhisë, Messi prezantohet te Inter Miami: Jam i prekur nga mikpritja

Lionel Messi

SHBA - Lionel Messi u prezantua para 18 mijë tifozëve që kishin mbushur stadiumin e Inter Miami në MLS amerikane të futbollit. Mes drejtuesve më të lartë të klubit ishte edhe David Beckham, që i dhuroi argjentinasit fanellën me numrin 10-të. Tifozët dhe klubi ia dolën të organizonin një ceremoni madhështore, edhe pse një stuhi shiu nisi më vonë.

Në fjalën e tij, Messi u shpreh i prekur nga mikpritja, teksa tha se qëllimi i tij është të fitojë. "Jam i prekur nga ky transferim. Faleminderit për mirësinë dhe dashurinë që më keni treguar. Qëllimi im është fitorja. Besoj se do të jetë një eksperiencë e bukur ”, tha Messi, i cili do të luajë te Inter Miami deri në fund të vitit 2025 dhe do të fitojë 50-60 milionë dollarë në SHBA.

David Beckham, i cili ka meritat më të mëdha për marrjen e Messit në Miami, tha: "Dhjetë vjet më parë, unë shkova në një udhëtim për të krijuar një ekip të ri në MLS. Në atë kohë, unë po flisja për lojtarë të mëdhenj që vinin në Miami. Jemi të lumtur për të festuar këtë moment. Më falni që jam kaq emocional sot. Ëndrra ime është realizuar", tha anglezi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë