Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti masiv në një autostradë në SHBA, ku 40 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Përplasja masive e makinave ka ndodhur në një autostradë në shtetin e Miçhiganit.

Shkak për këtë aksident janë bërë kushtet e vështira atmosferike, të shoqëruara me reshje të dendura dëbore dhe ngrica. 

Autoritetet mbyllën për disa orë njërën prej korsive të autostradës ku ndodhi aksidenti, për shkak të grumbullit masive të automjeteve. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com