VIDEO/ Sulmohet gazetari i ‘Nacionale’ në Kosovë, VIDEO nga momenti i dhunës! Një i arrestuar

VIDEO/ Sulmohet gazetari i ‘Nacionale’ në Kosovë, VIDEO nga momenti i dhunës! Një i arrestuar

Gazetari Vullnet Krasniqi dhe autori i dyshuar

KOSOVË- Një gazetar i portalit Nacionale është sulmuar në Kosovë, teksa po raportonin gjatë një proteste kundër festivalit DokuFest. Ndërkohë, Nacionale ka publikuar pamjet sulmit ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi.

Protesta ishte iniciuar nga komuniteti mysliman i qytetit. Por, gjatë marrjes së intervistave gazetari është sulmuar nga disa persona të cilët e kanë quajtur atë provokues. Të dyshuarit janë arrestuar, siç ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari duke shtuar se rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Hetimet i kemi filluar me Prokurorinë e shtetit për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Momentalisht nuk mund të japë më shume informacione” – tha ai.

Sulmi fizik ndaj ekipit të gazetës Nacionale është dënuar ashpër nga përfaqësuesit e gazetarëve dhe të shoqërisë civile.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sulmin ndaj gazetarëve e ka cilësuar të papranueshme, duke kërkuar dënimin e autorëve.

“AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren. Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”. Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë”, është thënë në reagimin e AGK-së.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valter: 12/08/2023 14:18

    Kush i jep liri keti legeni qe sillet si gazetar a ne fakt vjene nga rradhet e LGJBT te del dhe provokon femite,grate dhe burrat dhe pas gjitha ato provokime kerkon mbrojteje,ne vende se te arreton policia kete provokator ordiner..

    Përgjigju
  • Polic: 12/08/2023 05:44

    Ja ftyra e vertete e ketyre bushtrave turkosmane te prapambetur qe aty luten e aty te hyjn me dajak Tama bisha te zbritur nga shpellat...e duan qe ta njohin Kosoven te gjith vender e botes Keta jan per tu mbajtur me zinxhire more

    Përgjigju
    • Valter: 12/08/2023 14:21

      Perse ti komenton ketu si serb nga Kraleva,ne gjuhen shqipe kur ke Sheshelin kritiko sa te duash

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ledri Vula flet për raportin me Sarën pas ndarjes: Jemi ende shokë

Ledri Vula flet për raportin me Sarën pas ndarjes: Jemi ende shokë