Mattias Soule, sulmuesi në pronësinë e Juventusit, por i huazuar te Frosinone ka mrekulluar me një gol fantastik te Argjentina U-23. Djemtë e Javier Mascheranos mposhtën 4-2 moshatarët e Meksikës në një miqësore, teksa goli i Soule la mbresa.

Në minutën e 25-të të ndeshjes, djaloshi shfrytëzoi një pasim të bukur dhe me thembër nga brenda zone e ndali sferën në rrjetë, teksa veprimi ka bërë xhiron në mediet ndërkombëtare.

Goli i tij ishte i dyti për Argjentinën në këtë duel, duke shtruar rrugën drejt suksesit pas 90 minutave. Forma e mirë në Serie A ka bërë që Juventusi të mendojë për ta angazhuar Soule me ekipin e parë, duke mos e dhënë më në huazim.