Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka falenderuar “forcat brilante të armatosura” britanike përmes një videoje festive.

Në videon e postuar në X, Sunak tha se trupat britanike “na kanë bërë krenarë".

Ai lavdëroi punën e tyre për të trajnuar trupat ukrainase, “duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Ukrainë” dhe “për ruajtjen e paqes në Kosovë”.

"Së bashku me presidentin, Volodymyr Zelensky, kemi vizituar vendin ku forcat ukrainase kryejnë stërvitjet. Në këtë botë të rrezikshme kam parë sesi ju keni punuar pa u lodhur", tha Sunak.