Lionel Messi është kthyer në njeriun e momentit në SHBA. Jo vetëm në Florida, aty ku Inter Miami po bën mirë në katër ndeshjet e fundit, por në gjithë Shtetet e Bashkuara, "Pleshti" ka miliona admirues. Në ndeshjen e fundit, ylli argjentinas barazoi ndeshjen kundër Dallas 4-4 vetëm në minutën e 85 me një goditje fantastike nga jashtë zonës.
Përpara gjuajtjes së lirë, ish-i i Barcelonës dhe PSG ka bërë me hile, duke afruar topin disa herë më përpara se vendi i akorduar nga arbitri. Me këndin e duhur dhe një hile që nuk u pikas nga arbitri, Messi ia doli ta dërgonte ndeshjen te penalltitë, aty ku Miami u tregua i saktë dhe kaloi në 1/8 e Kupës së Ligës.
Në katër ndeshjet e zhvilluara me ekipin e ri, Messi ka shënuar shtatë gola, duke realizuar edhe tre dopieta.