VIDEO/ Superliga e Turqisë 'flet' shqip, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë

VIDEO/ Superliga e Turqisë 'flet' shqip, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë

Valmir Veliu (d)

Sulmuesi shqiptar, Valmir Veliu ka shënuar golin e parë në Superligën e Turqisë. Skuadra e tij Gazientep humbi 2-1 në transfertë me Giresunspor për javën e 16 të kampionatit, me Veliun që dëshmoi se është vendimtar për Gazientep dhe me golin e shënuar i dërgon "sms" trajnerit për më shumë hapësira.

Do duhej minuta e 52 e takimit, atëherë kur pas një pasimi të bukur nga Soyalp, sulmuesi dardan të shënonte golin e parë në elitën turke. Më herët për Giresunspor kishte shënuar Serginho, teksa Veliu ishte në fushë nga minuta e parë.

I lindur në Podujevë, 22-vjeçari la Llapin verën e këtij viti dhe u bashkua me Gazientep për vlerën e 180 mijë eurove me kontratë deri verën e 2025.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre