VIDEO/ Sveçla në BBC, ndan detaje për sulmin terrorist ndaj policisë: Serbia mendon se me këto sulme mund të ndryshojë situatën

VIDEO/ Sveçla në BBC, ndan detaje për sulmin terrorist ndaj policisë: Serbia mendon se me këto sulme mund të ndryshojë situatën

Në një intervistë për BBC, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë polici Kosovar, Afrim Bunjaku, nga një sulm terrorist serb.

Sveçla tregoi se ishin njësi normale të policisë që po bënin punën e tyre të zakonshme kur u përballën me sulmin terrorist.

BBC i bëri një pyetje ministrit Sveçla rreth mundësive së përkeqësimit të situatës dhe nëse Kosova do të kthehej në tavolinën e dialogut.

“A frikësoheni nga rikthimi i dhunës së tmerrshme të të 90-ave apo ka një rrugë kthimi në tavolinën negociuese”, pyeti gazetarja e BBC.

Sveçla tha se Serbia mendon se me sulme terroriste ata mund të ndryshojë situatën.

“Herët në mëngjes, një patrullë policore e cila ishte në detyrë është sulmuar, dhe në këtë sulm fatkeqësisht një nga zyrtarët tanë policor ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. Ne kemi parë dy kamionë që kanë bllokuar rrugën dhe sulmet vazhduan pothuajse për gjithë ditën. Ka një rrugë kthimi në negociata. Padyshim që ajo që duam të bëjmë është që të sigurojmë që të gjithë të ndihen të sigurt dhe ne sigurojmë sundim të ligjit dhe siguri për secilin qytetar, pavarësisht etnisë. Fatkeqësisht Serbia mendon se me sulme terroriste mund të ndryshojë situatën dhe mendojnë që mund ta vendosin në tryezë të bisedimeve”, u përgjigj Sveçla

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla të peshkimit

Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla të peshkimit