Në ditën e Krishtlindjes nuk mund të mungonte një urim special nga Brazili. Me anë të një video, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka uruar të gjithë shqiptarët.
“Përshëndetje të gjithëve, ju uroj gëzuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjet. Uroj më të mirat për të gjithë ju”, thotë Sylvinho.
Ky urim vjen në një moment shumë të mirë për të, si në aspektin indivual të karrierës, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare, që arriti të kualifikohej në “Euro 2024”.