VIDEO/Tanket amerikane në kufirin
rus, gazeta gjermane: Prag lufte

VIDEO/Tanket amerikane në kufirin<br />rus, gazeta gjermane: Prag lufte
Tanket amerikane të cilat mbërritën në portin gjerman të Bremerhafen pak ditë më parë, janë dërguar në drejtim të lindjes, në kufi me Rusinë. 

Në Gjermani u dislokua Brigada e Tretë e Divizionit të Katërt të Këmbësorisë amerikane, ndërsa gjatë gjithë javës në lindje çdo ditë do të dërgohen tre kompozicione me teknikë ushtarakë. 

E përditshmja gjermane “Budesdeutsche Zeitung” shkruan në numrin e sotëm se tanket amerikane u transportuan pranë kufirit rus me një tren me 900 vagonë, gjatësia e të cilëve arrinte deri në 14 kilometra. Sipas kësaj gazete, mobilizimi ushtarak i SHBA-së është një paralajmërim i qartë për luftë me Rusinë.

Dislokimi i këtyre forcave e shtynë Evropën në rreth të ri të rritjes së rrezikshmërisë me Rusinë, paralajmëron deputeti gjerman dhe anëtari i Komitit Parlamentar për çështje të mbrojtjes, Alexandar Nue.

Ai thekson se Qeveria në Berlin po tenton që Gjermaninë të shndërrojë në platformë për dislokimin e forcave amerikane dhe të NATO-s, të drejtuara kundër Rusisë.

Forcat speciale të Ushtrisë Amerikane janë vendosur në kufijtë e Baltikut dhe Rusisë si pjesë e “mbështetjes dhe mbrojtjes nga agresioni eventuale”, shkruan “Neë York Times”.

Disa mijëra ushtarë specialë janë vendosur si ndihmë për ushtrinë e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, anëtare të Aleancës së NATO-s.

Dy muaj më parë, NATO zhvilloi një prej stërvitjeve më të mëdha në në territorin e Lituanisë dhe Estonisë, fare pranë kufirit me Rusinë, duke demonstruar forcën përballë ekspansionit në rritje të Rusisë.



  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf