Një video që tregon momentin e tmerrshëm kur tanku ushtarak ecën mbi njerëz dhe makina në një urë të Stambollit është publikuar sot nga Presidenti turk Erdogan. Në vend që ushtarët të cilët organizuan grushtin e shtetit të ndaleshin kur u përballën me këmbësorët dhe makinat, ata kanë shkatërruar gjithçka që u dilte përpara.
 
Makina që tentojnë të shmangen nga ''përbindëshi'' dhe njerëz që vrapojnë nga të gjitha anët është pasqyra që ofrojnë pamjet e videos, që besohet të jetë filmuar natën e së premtes, por që është bërë publike vetëm sot nga presidenti i Turqisë Erdogan.